![](https://dk-news.com/wp-content/uploads/2024/01/WhatsApp-Image-2024-01-02-at-16_sd-1-1024x576.jpg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Bilisht, pasditen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bitinckë, ku një automjet ka përplasur një motot. Si pasojë e përplasjes, të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motor, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.