Gent Sherifi është një emër që nuk ekzistonte deri pak kohë më parë, në listën e të kërkuarve të policisë shqiptare që hetonte një vrasje të ndodhur në vitin 1997, në qarkun e Tiranës.
Vetëm kohët e fundit hetimet nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë kriminale kanë bërë që hetuesit të “ndiznin alarmin” në Torino, duke dyshuar se njeriu mund të ishte në qytet.
Ishte pikërisht kështu. Genti, 47 vjeç, i dënuar me 13 vjet e 5 muaj e 3 ditë për atë vrasje fshihej prej mbi 20 vitesh në lagjen Barriera të Milanos. Ai kishte ndërruar emrin dhe identitetin e tij para se të largohej nga Shqipëria pas vrasjes, duke fshirë pothuajse gjithçka nga jeta e tij e vjetër.
Në Torino ai kishte ndërtuar një jetë të respektueshme: ishte shpërngulur, kishte fëmijë që ndiqnin shkollën, e po ashtu kishte hapur një kompani rinovimi ndërtesash, duke qëndruar larg telasheve për gati tridhjetë vjet.
Megjithatë dhe ky mbulim perfekt u bulua, teksa 47-vjeçar është arrestuar dhe priet të ekstradohet nga Italia, drejt vendit tonë.