Në Policinë e Tiranës ka patur një telefonatë për shpërthim mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara ende zyrtarisht, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një gropë pallati në zonën e ish Ekspozitës në kryeqytet.
Ende nuk ka asnjë informacion shtesë për ngjarjen apo konfirmim nga ana e autoriteteve.
Ndërkaq po kryhen verifikime nga ana e policisë pranë zonës ku është raportuar shpërthimi.