Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjatë një intervste të dhënë së fundmi, ka treguar se është konfuze nëse mund të bëjë seks me bashkëshortin e saj, Taika Waitit, në shtëpinë e prindërve të saj.
Ylli i muzikës u shpreh se prej disa ditësh po qëndron te shtëpia e prindërve sepse në banesën e saj dhe Taikës në Londër po rinovohet.
“Unë kam shtëpinë time këtu, por po qëndroj te mamaja ime sepse shtëpia ime është në rinovim për momentin”- tha këngëtarja e famshme.
Rita tha se bashkëshorti i saj po planifikonte që në fundjavë të qëndronte me të te familja e prindërve të saj.
E teksa ishte hera e parë që Taika dhe Rita do flejnë për herë të parë së bashku në shtëpinë e prindërve të saj, këngëtarja ndihet e turpëruar dhe nuk di nëse do të mund të bëjë seks me bashkëshortin apo jo.
“Është vërtet e lezetshme dhe burri im do të vijë për fundjavë, kështu do të jemi të gjithë në të njëjtën shtëpi. Do të flejmë në një krevat të vogël si dopio dhe kurrë nuk kam kryer marrëdhënie me burrin tim në shtëpinë e prindërve. Nuk e di a më lejohet”, tha Rita.