Një 62-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë gruan e tij 57-vjeçare, punëtore shtëpiake, duke goditur e me thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën ku ata banojnë në Fatebenefratelli 50 në San Maurizio Canavese, Itali.
Burri u arrestua nga karabinierët ndërsa gruaja, e goditur tre herë me thikë, u transportua me ambulancë në spitalin Giovanni Bosco në Torino në gjendje në dukje të rëndë, megjithëse kushtet kërcënuese për jetën duket se përjashtohen. Ajo ka marrë dy goditje me thikë në faqen e majtë dhe një plagë në shpatullën e djathtë.
Alarmi për ngjarjen e rëndë është ngritur nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar britmat e gruas. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.