Fotoja e mësipërme tregon momentin kur policia i bën testin e alkoolit Jetmir Dacit, 44-vjeçarit që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë ku përplasi 6 persona të familje.
Siç edhe mësohet nga burimet për media në testin e bërë rezulton se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur fëmiljen me 6 anëtarë.
Mësohet se të aksidentuarit aktualisht po marrin ndihmën mjekësor në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa njëra prej vajzave 23-vjeçare gjendet në koma.
Pavarësisht aksidentit të rëndë ku mbetën të plagosur tre vajza, babai dhe gjyshja e tyre, shoferi po hetohet në gjendje të lirë.