Hygerta Meta vijon dëshminë para gjykatës në lidhje me vrasjen e të atit.
Ajo është shfaqur e penduar si dhe ka treguar detaje nga ngjarja, ndërsa ka ndryshuar sërish dëshminë.
Fillimisht para hetuesve ajo deklaroi se ishte ajo ekzekutorja, por që më vonë tha se babanë e vrau i ati.
Para gjykatës ajo e ndryshoi sërish dëshminë duke pretenduar se ka qenë ajo që ka shkrepur armën.
“Të enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për herë te dytë fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri dreke, u shtri dhe mora armën dhe ia tregova, por ai nuk u befasua. E qëllova! I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes.
Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo.