Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal.
A mendoni se do të hetoheni për këtë cështjen McGonigal, juve thatë që i kishit dhënë para një miku?
Rama: Pjesa argëtuese me ju është që nuk më citoni si duhet. Unë në prononcimet e mija lidhur me këtë cështje u jam referuar pikë për pikë cfarë është thënë në dokumentet e SHBA. E kam takuar dhe do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa sepse unë në takimet e mija jam kryeministri i Shqipërisë dhe duhet të takoj çdo zyrtar amerikan që më vjen…
Po nuk ishin takime zyrtare zoti Kryeministër, ishin takime të fshehta?
Rama: Duhet ta pranoni që për këtë cështje ja keni futur kot.