Një prej vëllezërve të Bedrie Lokës, e cila u vetëvra në Durrës disa ditë më parë ka akuzuar bashkëshortin e saj, Xhemal Loka se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.
Mahmut Bushi, ka thënë se motrën e tij nuk e kanë vrarë akuzat apo postimet në “Tik-Tok’, por bashkëshorti i saj.
“Motrën tone nuk e vrau Tik-Toku e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhune psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë qe bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje! Sot kemi hapur dyert e mortit, presim ngushëllime”, është shprehur Mahmut Bushi për News 24.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 janar, por u bë publike vetëm një ditë më parë. Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, teksa sot u arrestua dhe bashkëshorti i saj, pasi akuzohet se e ka shtyrë drejt këtij akti, me presio ndhe dhunë psikologjike. Nga dëshmitë e familjarëve për policinë, thuhej se ai e kërcënonte se do e vriste, madje edhe në sy të fëmijëve të tyre të mitur.
Nga ana tjetër, prej një viti, në rrjeti social “tik tok” ishte hapur një llogari false, ku shpërndaheshin foto të Bedries me shprehje denigruesen ndaj saj.