Rasti i prekjes me dorë nga Cucurella brenda zonës në sfidën Spanjë-Gjermani, vazhdon të sjellë polemika nëse ishte penallti apo jo. Sipas ish-arbitrit shqiptar, Lorenc Jemini, prekja me dorë nuk duhej dhënë penallti, duke e treguar dhe me grafikun e paraqitur.
Kjo gjë solli debat në “Top Arena”, me gazetarin Jetmir Halilaj që pretendon se në gabime të tilla, vjen ndihma nga ndërkombëtarët.
Debati i plotë:
Manushi: Tani ku ishte dora e Cucurellës?
Jemini: Dora është te katra. Pse duhet të jetë penallti? S’është penallti pra?
Manushi: Pse ankohet e gjithë Gjermania pra?
Sinemati: Jo gjithë Gjermania. Gjithë media botërore. Madje njëra thoshte se do fuste dorën në allçi se ka filluar t’i dhembi.
Halilaj: Është portokallia, është dhe e verdha. Qëkur lënë atë të verdhën të diskutueshme… Çfarë është e verdha?
Jemini: E verdha është evazive që edhe mund ta japë.
Halilaj: Si ta mendosh ti si arbitër.
Jemini: Se Jetmiri është nga kundërshtuesit më të mëdhenj. Atëherë semafori ka jeshile, të verdhë dhe të kuq? A jemi në rregull? Ja ku je jeshile, që je në rregull. E verdha që ti mund…
Jupi: Jo ajo në rregull është. Ne s’jemi në rregull me mënyrën se ku janë ngjyrat.
Jemini: Dora është te katra.
Jupi: Te e verdha i bie të ngrihet në ajër ai.
Halilaj: Do të jepja shumë të drejtë po të ishte ruajtur ky standard gjatë gjithë kohës. Je dëshmitar Lorenc, ti edhe ne, që nuk është ruajtur ky standard, as në kompeticionet kombëtare, as në ato ndërkombëtare.
Jemini: Më thuaj një rast. Rasti i penalltisë me Danimarkën, është këtu dora.
Jupi: Elementi tjetër që e rëndon pozitën e arbitrit është që topi po shkon në drejtim të portës. Nëse ai top po shkon në portë, po shkon për gol…
Jemini: Nuk ka lidhje fare ajo.
Jupi: Si s’ka lidhje. Po e heq me dorë.
Manushi: Po çfarë të bëj këtu ai?
Halilaj: Mund të jetë topi drejt kuadratit, mund të jetë drejt flamurit të këndit.
Jemini: Nuk ka lidhje ajo.
Manushi: S’është penallti ajo.
Halilaj: Penallti gjithë ditën.
Jemini: E ka nxjerrë UEFA.
Halilaj: Kur e trajton UEFA-n si një institucion të pastër qelibar. Të lutem shumë tani.
Jemini: Ajo që më pëlqen është që dhe Gëzimi u bind, se dje ishte me mëdyshje.
Sinemati: Jo, ishte penallti ajo. Ajo po bëhet gol. E zëmë se e dhamë penalltinë. Prapë do të shkonte te Spanja fitorja.
Manushi: Nuk e dua këtë logjikë nga ju. Se ju s’mund të vini gjithë Europianin dhe të thoni këtu që skuadra më e bukur u kualifikua, pastaj thoni penallti.
Halilaj: Sa herë që ka gabime të mëdha, “përdoren” ndërkombëtarët.