Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Edim Bajrami, ka shkruar histori në debutimin e tij në Europa League, duke u bërë ylli i golave të shpejtë në Evropë.
25-vjeçari e çoi Rangers në avantazh vetëm pas dy minutash lojë në ndeshjen përballë Malmos.
Në një aksion të bukur, Dessers kaloi portierin dhe goditi topin në shtyllë, që më pas u kthye te Bajrami.
Me portën e boshatisur, ai nuk e kishte të vështirë të tundte rrjetën, duke festuar me simbolin e “shqiponjës”, një moment që e bëri krenar çdo shqiptar. Performanca e tij premton shumë për të ardhmen dhe tregon potencialin e madh që ka në skenën ndërkombëtare.