Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, është në listën e 30 futbollistëve më të mirë të vitit 2024 dhe ka mundësi për të fituar “Topin e Artë”, trofeun më prestigjoz individual për sportistët në botë. Xhaka, i cili ka luajtur një rol kyç në suksesin e Leverkusenit, është nderuar me këtë përfshirje nga France Football, pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku ndihmoi ekipin të sigurojë trofeun e Bundesligës për herë të parë në histori.
Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit. Xhaka përballet me rivalë të fortë si Vinicius Jr, Jude Bellingham dhe Rodri, të cilët gjithashtu janë në garë për këtë çmim të rëndësishëm.
Në sezonin e kaluar, Xhaka dhe Bayer Leverkuseni arritën një sukses të madh, duke fituar Bundesligën pa pësuar asnjë humbje, si dhe DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë. Ky përkrahje dhe performancë e shkëlqyer e kanë bërë Xhakën një nga kandidatët e spikatur për “Topin e Artë”.