Agim Zeka priste të festonte 26 vjetorin me një debutim në Kombëtare, kjo për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Për sulmuesin e Partizanit ftesa nga Sylvinho ishte si një “rilindje” pas viteve jo të mira.
Mirëpo anësori i sulmit nuk mundi të vishte fanellën e Kombëtares, kjo pasi u la në tribunë nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Sipas shtypit të shkruar, Sylvinho i ka kërkuar falje Zekës para gjithë ekipit, teksa ka folur me sulmuesin në lidhje me këtë vendim.
Sipas protokollit të UEFA-s, trajneri do duhet të ketë të gatshëm 23 emra, ndërsa Sylvinho ftoi në ekip 24 lojtarë.
Për këtë braziliani u detyrua të linte jashtë Zekën, teksa i ka shpjeguar vendimin sulmuesit.