Ndonëse konsumojmë shpesh çaj të nxehtë ose të ftohtë dhe kafe, ne nuk dimë se përpos efekteve pozitive kanë dhe anën tjetër të medaljes.
Ndaj sipas dietologëve, është e këshillueshme që në një masë të madhe të zëvendësoni kafen e mëngjesit me lëngun e limonit, pasi ju ndihmon shumë.
Mjekët këshillojnë që si fillim, në verë të konsumohet një gotë ujë me limon, e ftohtë, ndërsa në dimër, i njëjti produkt, por i nxehtë. Lëngu i limonit ju ndihmon në pastrimin e organizmit dhe largon helmet nga trupi.
Limoni ka mjaft antioksidantë dhe ndihmon personat që duan të dobësohen duke marrë vitaminën C, për të cilën trupi ka shumë nevojë.