Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka pësuar humbje të tjera pas kalimit të Doarsa Kica Xhelilit në LDK.
Dy deputetë të tjerë, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, kanë vendosur të braktisin partinë për shkak të mospajtimeve të vazhdueshme me qëndrimet e saj, veçanërisht rreth Kodit Civil.
Krisja ka qenë e theksuar, me Rrahmanin dhe Korenicën që janë shprehur kundër martesave të gjinisë së njëjtë, një çështje që ka sjellë tensione brenda partisë.
Kodi Civil, i cili ende nuk ka marrë dritën e gjelbër në Kuvend, ka qenë një nga faktorët kryesorë të këtij ndarjeje.
Korenica dhe Rrahmani do t’i bashkohen Ferid Aganit dhe Behgjet Pacollit në një nismë të re për zgjedhjet e 9 shkurtit, e cila do të quhet “Lëvizja për Familjen”.