Moderatorja Liesa Haxhiasllani zbuloi live për emisionin S’e Luan Topi gjininë e bebit që po pret.
Ajo dhe partneri janë në pritje të një vajze dhe këtë e ka treguar në mënyrën më të bukur.
Moderatorja u surprizua nga partneri i saj, të cilin nuk e ka bërë ende publik, me një buqetë me trëndafila rozë. Kjo surprizë e këndshme bëri që ajo të mos i mbante dot lotët.
Ajo rrëfeu në studio edhe momentin kur mori vesh që ishte shtatzënë.
“Kur bëra testin, i kisha përgatitur një dhuratë që brenda kisha vendosur një palë çorape të bardha”, tha Liesa.