Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, feston ditën e sotme ditëlindjen. E në ditën e saj të veçantë, ajo mori urime dhe dhurata të shumta.
Por dedikimi më special ishte nga partneri i saj, këngëtari i njohur Bardhi.
“Urime ditëlindjen Sarë. Çika jem e vogël. Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi jem, gjysma ime”, ishin fjalët e këngëtarit të shkruara krahas një video ku shfaqeshin fishekzjarrët.
Më pas, Bardhi postoi edhe një foto tjetër ku shkroi: “Edhe 100 tjera. Të dua shumë”.
Ndërkohë kujtojmë se çifti u njohën në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, ku edhe nisën romancën. Ata janë në pritje të një fëmijë, gjinia e së cilës është vajzë.
Bardhi po vazhdon me angazhimet e tij në karrierë, projekte e koncerte, ndërsa projekti i fundit i Sarës ishte pjesëmarrja në juri në ‘She’s on Top’, Top Channel.