Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Diola Dosti, është zgjuar sot me një surprizë mjaft romantike nga partneri i saj, Erolld Belegu.
Nutricionistja ka bërë një postim në “Instastory” ku tregon se partneri i ka dhuruar një buqetë me lule për të cilën vendosi t’a falënderonte publikisht.
“Mëngjese si ky. Faleminderit Erolld Belegu”, shkruan Diola Dosti.
Postimi është rishpërndarë gjithashtu edhe nga biznesmeni i cili e ka shoqëruar me këngën e Montell Jordan, “This is how we do it” (kështu e bëjmë ne).
Historia e dashurisë mes Diola Dostit dhe biznesmenit kosovar Erolld Belegu erdhi e papritur për publikun, por duket se njësoj surprizues ka qenë edhe për vetë çiftin.
Ndërkohë kujtojmë se romanca e tyre ka nisur vetëm pak muaj më parë dhe lidhja ka avancuar me hapa të shpejt.
Lidhja mes Diola Dostit dhe Erolld Belegut është kthyer në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, ish-banorja e BBV2 ka dhënë disa intervista ku është pyetur rreth marrëdhënies dhe ka rrëfyer për ndjenjën, takimin e parë me Erolldin dhe planet e tyre të deritanishme.