Princ Leka, trashëgimtari i familjes mbretërore dhe partnerja e tij e re, Blerta Celibashi, nuk e fshehin më lidhjen e tyre dhe prej kohësh shfaqen hapur në publik. Çifti thuhet se po planifikojnë dasmën, ndërsa sot janë fotografuar nga duke bërë shopping në një dyqan për fëmijë në kryeqytet.
Në shoqërinë e tyre ishte edhe vajza e Princ Lekës, duke sugjeruar se pas konflikteve të bujshme me aktoren Elia Zaharia dhe divorcit të tyre të dhunshëm, mosmarrëveshjet mes tyre janë zbutur. Vajza e tij duket se është afruar me partneren e re të Princ Lekës.
Nga fotot dyshohet se fotografja Blerta Celibashi është në pritje të ëmbël dhe pret një fëmijë. Ndërkohë që përflitet për një dasmë të afërt, Princ Leka pritet të bëhet baba për herë të dytë.
Gjatë festave të fundvitit që u bë publike ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharias pas një martese 15-vjeçare që përfundoi me zhurmë mediatike. Miqtë e Elias konfirmuan se tradhtia ishte arsyeja e përfundimit të kësaj martese.