Dori dhe Luisa janë dy velinat e reja të “Fiks fare”. Duke filluar nga sot ne mbrëmje, dy bukuroshet do të shoqërojnë në studion e emisionit investigativ Julin dhe Xhemin.
Fiks Fare starton mbrëmjen e 9 shtatorit, sezonin e 22-të televiziv. Këtë vit Fiksi vjen plot risi si në moderim, ashtu edhe në kërcim. Dyshes mjaft të dashur për publikun Juli dhe Xhemit, i bashkohen edhe dy velina te reja.
Bjondja Dori Staka dhe brunia “caliente” Luisa Alexis Calderon Paez, që vjen nga Spanja . Velinat janë balerina profesioniste, diplomuar të dyja për koreografi dhe janë mjaft të njohura në botën e show bizit shqiptar e atij ndërkombëtar. Dori është e profilizuar në disiplinën e streat jazz dhe merr pjesë në work shop-e kërcimi të organizuara në qytete të Europës si Milano, Genova, Frankuft, Amsterdam, etj. Pa harruar bashkëpunimin e saj si koreografe me një nga këngëtaret më në zë shqiptare Elvana Gjata.
Këtë sezon televiziv iu bashkua shtëpisë së madhe të Top Channel për të qenë velinë e emisionit investigativ Fiks Fare.