Spektakli më i madh i humorit në Top Channel, “Portokalli”, nis sezonin e ri në muajin tetor. Kjo u konfirmua mëngjesin e kësaj të premte nga Salsano Rrapi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”.
Moderatori dhe aktori i njohur zbuloi se “Portokalli” fillon më 6 tetor dhe se stafi ka nisur me përgatitjet.
Kujtojmë se Xhemi Shehu e ftuar të hënën në emisionin e mëngjesit, tregoi se nuk do të jetë më një nga prezantueset e spektaklit të humorit. Shkak është se ajo këtë sezon do të jetë pjesë e emisionit investigativ “Fiks Fare”.
E të gjithë tashmë janë kuriozë të dinë se kush do të jetë tjetër përkrah Nevina Shtyllës dhe Salsanos. Ky i fundit tregoi se nuk do të jenë vetëm, por nuk tregoi më shumë.
“Në moderim kam dëgjuar që është edhe dikush tjetër, por nuk kam konfirmim zyrtar”, -tha aktori i mirënjohur sa i përket vajzës që do të zërë vendin e Xhemit.
Ndërkohë nuk na mbetet tjetër vetëm të presim për të zbuluar se për kë bëhet fjalë.