John Cena, aktori dhe mundësi amerikan, së fundmi ishte i ftuar në podcastin ‘Club Shay Shay’ ku diskutoi për çështjen e prindërimit. Ai shpjegoi pse mendon se kjo nuk është për të dhe tregoi se ka menduar gjatë për këtë temë, të cilën e përshkruan si mjaft të vështirë. Aktori 47-vjeçar shpjegoi se nuk dëshiron të ketë fëmijë, por pranon se është e vështirë për të tjerët ta kuptojnë, pasi shumë njerëz besojnë, siç thotë Cena, se jemi këtu vetëm për të riprodhuar.
Jam i vetëdijshëm për sa shumë investim dhe sakrificë është e nevojshme për të qenë një prind i mirë, Më frikëson ideja sepse jam shpesh kokëfortë dhe egoist dhe i qasem botës me një kuriozitet të madh. Për këtë arsye, mendoj se nuk jam i gatshëm dhe as nuk do të jem ndonjëherë i gatshëm të investoj kohën e nevojshme për të qenë një prind i mirë, sepse dua të jetoj jetën ashtu siç e jetoj.
Ai shtoi se ndjen që ka ende shumë për të bërë dhe arritur në jetë dhe se gruaja e tij Shay Shariatzadeh, me të cilën është martuar që nga viti 2020, është një mbështetje e madhe për të. Cena gjithashtu tha se ka biseduar shumë me gruan e tij për prindërimin dhe se ajo mendon në të njëjtën mënyrë si ai dhe se që nga fillimi i lidhjes janë pajtuar për këtë çështje.
“Është e vështirë të flasësh për këtë me të tjerët sepse të gjykojnë menjëherë”-tha John, por shtoi se beson që çdokush ka të drejtë të jetojë jetën siç dëshiron. “Nuk e kam marrë këtë vendim shpejt, kam menduar për këtë që nga mosha 15 ose 16 vjeç dhe kam kuptuar se kjo është më e mira për mua”-pranoi ai.
John Cena ka shpjeguar gjithashtu së fundmi se pse ai preferon ta mbajë private lidhjen e tij me gruan e tij Shay Shariatzadeh, në një episod të podcastit të Dax Shepard’s Armchair Expert. Ylli 46-vjeçar i “WWE” tha se ai mbron partneren e tij duke ruajtur privatësinë e tyre, sepse ai vlerëson sigurinë dhe mirëqenien e saj.