Ish-zv.ministrja e Partisë Socialiste, Irena Beqiraj, ka thumbuar Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në një postim në faqen e saj në Facebook.
Reagimi i Beqirajt erdhi pas një incidenti në rrjetet sociale, ku Muzhaqi publikoi një video dhe një ndjekës e komentoi me fjalët: “Je bërë si shtrigë”.
Përgjigja e Muzhaqit ndaj këtij komenti ishte se “maksimumi është si borëbardha pa tualet”, duke e quajtur këtë një përgjigje të mençur ndaj kritikës.
Megjithatë, ky shkëmbim mesazhesh nxiti Beqirajn të reagojë duke ironizuar ministren.
Ajo shkroi: “M’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia: ‘O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave.’”