Mikael Balak nuk fshihet më. Ish-mesfushori gjerman tashmë ka dalë hapur përkrah modeles Sofia Shnajderhan.
Bukuroshja 23-vjeçare përflitej prej kohësh që kishte një marrëdhënie sentimentale me Balakj, por ky i fundit deri tani kishte qëndruar në heshtje të plotë.
Megjithatë, në një postim të fundit në rrjetet sociale, Sofia ka hedhur një tjetër foto nga pushimet që po kalonin së bashkë dhe këtu një koment me zemër i Balak nuk lë më vend për dyshime.