Teksa u aludua se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kthyer sërish me njëri-tjetrin, këtë të enjte ata janë fotografuar pranë gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre disavjeçare.
Këngëtarja dhe aktori janë paraqitur pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për seancën e radhës. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë kësaj seance ish-çifti, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit do të bien dakord lidhur me përpjesëtimin e pasurisë.
Ndarja e dy artistëve prej muajsh ka qenë kryefjalë e mediave rozë.
Kujtojmë se më herët aktori i njohur ka deklaruar se fëmijët jetojnë me Xhensilën. Sipas tij, të bijën e viziton më shpesh dhe qëndron më tepër me të, duke qenë se djali ende nuk ka mbushur 1 vjeç dhe ka më tepër nevojë për përkujdesjen e të ëmës.