Një ditë më parë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ishin të ftuar disa nga aktorët e spektaklit të humorit, “Portokalli”. Në mesin e tyre ishte edhe Esmeralda Metka, e njohur ndryshe si Cubi.
Në një moment gjatë bisedës me shumë batuta dhe të qeshura, Salsano Rrapi e pyeti Cubin nëse do të kishte dëshirë që të ishte pjesë e moderimit të “Portokallisë”, i cili do të jetë në ekranin e Top Channel më 6 tetor.
Cubi tha ‘sigurisht që po’ dhe më pas shtoi ‘por ma morën në moment ë fundit’. Këtu ndërhyn Elona Duro, e cila e pyet se kush ia mori ‘Nevina Shtylla apo Kiara Tito?’.
Aktorja tha “Kiara, kjo e reja”, duke shkaktuar shumë të qeshura në studio. Kjo batutë e saj vijoi me shumë batutat të tjera ku Elona shton: “Kush e di se edhe unë bëhem moderatore, zihem me Cubin, klikime, 200 mijë K”.
Kujtojmë se kur Kiara Tito u konfirmua si prezantuese e “Portokallisë”, menjëherë publiku aludoi se hoqi Salsano Rrapin. Por këtë e sqaroi vetë ish-banorja e BBV2 për “Ndryshe”, ku tha se ‘është e lumtur se do të punojë me Salsanon’
Pjesë nga biseda:
Salsano: Cubi ka një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Do doje të ishe prezantuese e “Portokallisë”?
Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën në moment të fundit.
Elona: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?
Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).
Elona: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.
Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?
Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi