Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, vendosi së fundmi që të bënte një ndryshim në flokët e saj bionde, duke i lyer me ngjyrë kafe të errët.
Ka qenë vetë aktorja e njohur që e vuri në dukje ndryshimin e bërë në paraqitjen e saj, nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it.
Ajo gjithashtu i rriti flokëve gjatësinë, duke bërë që të transformohej plotësisht.
“Një ndryshim i vogël, por i madh”, thoshte ajo në videon që publikoi në “Instastory”.