Fredi Beleri ka mbërritur këtë të premte pranë ambienteve të KQZ, ku po merr pjesë në mbledhjen për shqyrtimin që po bëhet lidhur me mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës.
“Nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin e sotme, dikush do të nxjerrë gështenjën nga zjarri me duart e KQZ. Të gjithë institucionet janë bërë pjesë e padrejtësive që më janë bërë mua. Siç erdha sot këtu, mund të kisha shkuar në Himarë të betohem.
Unë duhet të betohem jo të më shkarkojnë, jam i qartë që mandati im ka mbaruar. Duket arroganca e tyre, duan të bëjnë zgjedhje në mes të gushtit kur gjithë bota bën pushime dhe në Himarë bëjnë të ardhura për të gjithë vitin.
Pse KQZ duhet t’i bashkohet kësaj. Kanë frikë se do shkojnë në burg. Kryetari në detyrë dhe gjysma e zyrtarëve të bashkisë janë subjekt i SPAK.
Nëse nuk mund të merrni sot një vendim, do ju lutesha t’i drejtoheni kushtetuese për ta zgjidhur njëherë e mirë”, tha ai.