Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka komentuar situatën ekonomike dhe sociale në vend. Gjatë një interviste televizive, zoti Hoxha ka zbuluar se më datën 1 tetor 2024 rriten pensionet, ndërsa ka treguar se sa lekë do të shkojnë në xhepat e të moshuarve. Po ashtu, zoti Hoxha ka folur edhe për shifrat.
-Zoti Hoxha, çfarë do të ndodh me skemën e sigurimeve shoqërore, a do të shkojmë drejt një skeme të sigurimeve private apo ndoshta do të kemi nevojë për zgjedhje të tjera alternative? Nga studimi i fundit i INSTAT rezulton 1 në 5 shqiptar është i moshuar, si e shihni këtë?
Në fakt unë prisja që rezultati i INSTAT, prisja që të shpallej shumë më herët. Cilat janë shkaqet që shpallet pas 6-7 muajsh, i dinë ata për vonesat. Më bën përshtypje numri i qytetarëve që jetojnë në Shqipëri, është rreth 12.4 milion njerëz. Nëse analizojmë sipas grup moshave për të nxjerr rezultatet dhe për skemën e sigurimeve shoqërore, rezulton që në 2.4 milion banor të kemi 710 mijë pensionist, afërsisht rreth 30%. Është një shifër e madhe e cila e ka dhënë sinjalin edhe përpara skemës shoqërore, me të gjithë përpjekjet e bëra në 2014-ën për të bërë një ndryshim të skemës së sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të mbyllej diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve, ajo gropë e pretenduar që nuk mbulohej dot me të ardhurat por sigurisht pensionistët nuk kanë mbetur pa pensione pasi janë subvencionuar e plotësuar nga buxheti i shtetit.
Me të gjithë përpjekjet dhe udhëzimet që ka dhënë qoftë Banka Botërore, qoftë FMN-ja, rekomandimet për të bërë një ndryshim në skemën e sigurimeve shoqërore, për të qenë sa më afër realitetit, pasi nuk u plotësua kjo gropë. Sinjalet, japin përkeqësim të skemës pasi në bazë të statistikave, rezulton se nëse para 3 viteve mosha mesatare e popullsisë ishte 37-vjec, tani ka shkuar 42 vjet. Pra është një përkeqësim pasi është një plakje e frikshme e popullsisë. Shikoj nga ana e qeverisë disa masa lehtësuese për qytetarët që janë të copëtuara dhe nuk janë të organizuara në mënyrë që këto të mbështesin njëra tjetrën.
P.sh: për lindjen e bebes së parë qeveria jep 40 mijë lekë të reja, pretendohet për fëmijën e dytë 80 mijë lekë të reja dhe për të tretin 120 mijë lekë të reja. Këto nuk mund të shkojnë kështu nëse e analizojmë me një nen të ligjit të Sigurimeve Shoqërore, është neni 93 që mbështet nënat me shumë fëmijë. Nga ana tjetër shteti kërkon që të shtohet numri i popullsisë e nga ana tjetër nënat me shumë fëmijë i përkeqëson në atë që kanë të drejtë, në lindjet e mëparshme. Ti si shtet duhet ta përmisosh këtë gjë, e duhet mbajtur kjo linjë si për ato që kërkon të shtohet popullsia si ato nëna me shumë fëmijë.
P.sh., nëse një nën me shumë fëmijë me nenin 93 dilte në pension në moshën 50 vjeç, tani thotë që dua të dal 55 vjeç. Pra kjo është non sens pasi nga njëra anë kërkon shtimin e popullsisë por nga ana tjetër nuk i mbështet ato. Ndaj ka ardhur koha që ligji i sigurimeve shoqërore në tërësinë e vet, të shikohet dhe të koordinohet në mënyrë të tillë që ligji i vjetër që ishte ose ligji aktual që vazhdojmë të përdorim, të përfitojmë nga ky ligj, të përmisohet në ato nene të saj që stonon e duhet përmisuar që vetë sistemi të mos i lërë mundësi qytetarit që t’i shmanget këtij ligji. Qeveria nxjerr ligje kur nuk shkojnë në përshtatje me interesat e qytetarëve e domosdo që do të ketë shmangie.
Ndërkohë, pretendohet që në mbarim të vitit 2023 do të ketë një rishikim të skemës së pensioneve e cila nxjerr në pah këtë tregues që rezulton se edhe pas kësaj kohe pavarësisht se merren në anë teknike, nuk ka një produkt së bashku me njerëzit që kanë interesat. E kjo duhet bërë me grupet e interesit që të japin mendimet e tyre dhe për t’u konsultuar me ekspertët. Aq më tepër edhe në Parlament nuk ka një projektligj që njerëzit përfaqësues të këtij populli të japin mendimin e tyre sepse ligji i sigurimeve shoqërore, ndryshe nga ligjet e tjera, p.sh buxheti që miratohet çdo vit, kjo dhe nëse ka ndonjë të metë e rregullon brenda vitit dhe e kalon ngërçin pasi është koherent, ndërsa ligji i sigurimeve shoqërore është afatgjatë.
E si e tillë duhet të kontribuojnë të gjithë se nëse nuk miratohet me konsensus ai do të këtë probleme ashtu sikurse ka ky ligj. Po të shohim janë mbi 120 nene të këtij ligji dhe në çdo nen të tij ka ndërhyrje. Kur ndryshon qeveria dhe e merr një tjetër qeveri, për efektet elektorale, për arsyet nga më të ndryshmet fillon dhe bën ndryshime. Ndërsa kur miratimi bëhet me konsensus, do të jetë më afatgjatë pasi është një periudhë më e gjatë sesa një mandat.