Osman Azemi ka thënë në një emision televiziv se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, duke përmendur se nuk kanë emra të dëshmuar si Dua Lipa, Rita Ora, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.
Kjo deklaratë e tij është komentuar shumë në rrjet, madje nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga reperi i njohur, Noizy. Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”.
“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,” dëgjohet duke thënë Noizy në video, duke i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme deklaratave të aktorit.
Ndërkohë në mbishkrimin e videos, reperi vazhdoi me kritikat e tij, duke shkruar: “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman”.
Ky reagim tregon qartë se Noizy nuk pajtohet me qëndrimin e Osman Azemit dhe e konsideron atë të papranueshëm.