Ledjona Xheladinaj së fundmi e ftuar në një emision ka ndarë me publikun disa prej përjetimeve të saj si nënë, por edhe lidhjen që ka me vajzën. Gazetarja, gjithashtu, foli edhe për raportin me publikun, në mënyrë të veçantë për atë të Kosovës.
“E kam ndjerë shumë traumën e një vajze dhe e kam strehuar në shtëpinë time, por ka pasur edhe raste të tjera. Në telefonin tim ka shumë mesazhe dhe më vjen mirë kur ia dalin dhe nuk dorëzohen. Kritika që më japin shpesh është që ‘si nuk e njeh frikën?’.
Nuk ndiej frikë, i investigoj me ditë të tëra, por më kanë kërcënuar. Ka qenë një rast në Urën Vajgurore, më ka kërcënuar me jetë. Më thoshte ‘do të vij në shtëpi, do të vras’ dhe i thashë jetës sime ‘ more fund’, por këta që flasin nuk bëjnë asgjë”.