Nëse në pjesën më të madhe të rasteve banorët i kemi parë duke debatuar me njëri-tjetrin, Vëllai i Madh ka vendosur që banorët t’i shprehin dashurinë kundërshtarëve të tyre përmes një letre.
Përmes kësaj sfide, disa prej banorëve kanë shkruar fjalët më të ëmbla në letrat e tyre dhe një prej shkrimeve që ka surprizuar publikun, ka qenë ajo e Meritonit drejtuar Rikes, në të cilën i ka kërkuar falje për debatet e ndodhura mes tyre.
“Gjej rastin që ta filloj ta shkruaj këtë letër për ty Rike. Duke të falenderuar që tregove anën tënde njerëzore, kur erdha nga dhoma e bardhë me nëj dhimbje, të cilën nuk do doja ta përjetoja dhe më fal një mijë herë për cdo gjë që ka ndodhur mes nesh, të faleminderit shumë“, ka shkruar Meritonin në letrën drejtuar Rikes, me të cilën ka patur situata mjaft të agravuara në shtëpi.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme një prej 9 banorëve të eleminuar do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.