Klea Prenga, vajza e cila u dhunua mbrëmjen e 6 gushtit nga motrat Mariela dhe Antonela Berisha, ka publikuar së fundmi foto pas dëmtimeve të rënda që mori në fytyrë.
Blogerja e njohur duket se është rikuperuar pas dëmtimeve që pësoi, por po vazhdon ende duke kuruar plagët.
Dy javë pas ngjarjes, ajo ka postuar disa fotot, teksa shfaqet në Kishën e Laçit. Krahas fotove që ka publikuar në rrjetet sociale, 24-vjeçarja ka shkruar edhe një frazë të shkëputur nga bibla:
“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses.”
Ndërkaq, kujtojmë që motrat Berisha të shpallura në kërkim dhe nuk janë kapur akoma nga policia. Edhe pse në dëshminë e dhënë, Klea në gjykatë tha se nuk e di arsyen pse 2 motrat e sulmuan, aludohet se shkak u bë bashkëshorti i Mariela Berishës, pasi dyshonte se ai kishte një lidhje dashurie me Prengën.
Si shenjë hakmarrje dy motrat, dyshohet se kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella.