Mbrëmjen e djeshme, Sara Karaj ishte pjesë e panelit të emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel.
Ish-banorja e “Big Brother VIP3” është pyetur në lidhje me angazhimet e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Pjesë nga biseda në studio:
Alesia Bami: Si ka qenë këto kohë pasi ke dalë nga Big Brother?
Sara Karaj: Kam pasur angazhime televizive dhe ku ka më mirë se sa në Top Channel
Alesia Bami: Si e sheh tani Big Brother-in me largimin e Ilnisës?
Ed Manushi: Jeni takuar? Do t’i sqaroni gjërat?
Sara Karaj: Jo, besoj jemi sqaruar që aty brenda.
Artan Hoxha: Si golat me VAR ishte dalja, se u çuan ato zarfat e zi, pastaj VAR-i vendosi ky do të rrijë ai ikën.
Ed Manushi: Pse Sara K?
Sara Karaj: Unë duhet të iki nga studio tani se nuk e pranoj këtë Sara K.