Këngëtarja e mirënjohur me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ndodhet në Kosovë. Ylli muzikës vjen për herë të parë për të performuar në ngjarjen më të madhe, “Sunny Hill Festival”.
Ajo ka patur një sërë takimesh me personazhe të njohur, ku mes të tjerash, 34-vjeçarja është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Bashkë me të kanë qenë edhe prindërit e këngëtares, Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha.
Sakaq Bebe Rexha, ka ndarë disa momente nga dita e parë në Prishtinë.
“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, ka shkruar ajo krahas disa fotografive që ka ndarë me 12 milionë ndjekësit e saj.