Australia ka vënë në krye të listës së personave më të kërkuar një 33-vjeçar, i cili ka djegur me kafen e nxehtë një foshnjë 9 muajshe. Sulmi i rastësishëm i cili ndodhi muajin e kaluar dhe që ka tronditur kombin e la djalin nëntë muajsh me djegie të rënda në fytyrë dhe gjymtyrë.
Policia e Queensland ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të kërkuarin, i cili sipas ligjit në Australi mund të dënohet me burg përjetë. Këtë të hënë togat e zeza thanë se i dyshuari i tyre kryesor fluturoi nga aeroporti i Sidneit gjashtë ditë pas incidentit dhe vetëm 12 orë para se të konfirmonin identitetin e tij.
Për këtë arsye autoritetet australiane kërkojnë nga parterët ndërkombëtarë vendosjen para drejtësisë sa më parë. Foshnja ishte në një piknik me familjen e tij në një park periferik më 31 gusht, kur dëshmitarët thonë se një burrë iu afrua, duke zbrazur gotë të mbushur më kafe mbi fëmijën.
Fëmija pësoi lëndime dramatike, të cilat tashmë kanë kërkuar operacione të shumta, dhe prindërit e tij thonë se do të përballet me një rrugë shumëvjeçare drejt rikuperimit. Motivi i incidentit është ende i panjohur. Ai konfirmoi se policia e dinte se në cilin vend kishte ikur i dyshuari, si dhe emrin e tij, por tha se zbulimi i informacionit në këtë moment mund të rrezikonte hetimin.