Publikohen pamjet nga ekzekutimi mafioz që ndodhi në stacionin qendror të trenave në Frankfurt, aty ku ka një fluks lëvizjesh ditor prej 500 mijë njerëzish.
Nga pamjet duket një vrasje e shpejtë. Autori i afrohet viktimës nga pas, i vendos armen në drejtimin e kokës dhe qëllon nga disa centimetra larg.
Viktima rrëzohet dhe autori tërheq përsëri këmbëzën. Është gjakftohtësia që e bën këtë krim kaq të pakuptueshëm.
E gjithë ngjarja ka ndodhur për 11 sekonda, më pas autori largohet qetësisht, sikur s’ka ndodhur asgjë, duke lënë pas një person të shtrirë dhe një pellg gjaku.
Viktima dhe autori, i cili është 54 vjeç, janë të dy turq, e në të njëjtën kohë pasagjerët që ndodheshin në vendngjarje nisin të largohen të frikësuar.