Manette Baillie ka festuar 102-vjetorin e lindjes në një mënyrë të jashtëzakonshme duke u hedhur nga avioni me parashutë. Ajo e cilësoi këtë si një “mision të mbaruar”, pasi qëllimi i saj ishte të grumbullonte fonde për tre organizata bamirësie që i ka për zemër.
Me një objektiv prej 30 mijë stërlinash, Baillie ka arritur të grumbullojë 9 mijë stërlina deri tani. Pavarësisht nga frika dhe tensioni të shprehur nga admiruesit e saj në fshatin ku jeton që prej vitit 1961 në Anglinë juglindore, ajo e përballoi me sukses hedhjen. Parashuta e saj u hap siç duhej dhe vetëm disa minuta pas mbërritjes në tokë, 102-vjeçarja filloi të ecte me këmbët e saj.
Në vitet e mëparshme, Manette Baillie ka shërbyer për Flotën Detare Mbretërore britanike në Egjipt gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është e martuar me një ish-ushtarak britanik.