Enjohur si “Porta e Ferrit”, një gropë masive në shkretëtirën e Turkmenistanit ka të ndezur zjarrin për dekada, por për origjinën e saj ka shumë sekrete. Siç raporton ‘BBC’, Shkretëtira Karakum është një hapësirë masive e dunave të rërës të djegura nga dielli që mbulon afërsisht 70 përqind të Turkmenistanit.
“Ju mund të shëtisni nëpër këto toka dhe të shihni luginat e pafund të shkretëtirës në Karakum, por nëse shkoni drejt fushës veriqendrore të shkretëtirës, mund të rrezikoheni pasi aty është një gropë gazit e shkrirë që ka hedhur zjarr për dekada dhe njihet ndryshe si “Porta e Ferrit”, ka shkruar kjo media.
Historia thotë se në vitin 1971 gjeologët sovjetikë po bënin shpime për naftë në shkretëtirë kur vërejtën, “Portën e Ferrit”. Për të parandaluar rrjedhjen e metanit në atmosferë, thuhet se gjeologët ndezën njërin prej tyre në zjarr, duke menduar se do të digjej për disa javë.
Me tej thuhet se pasi eksploruesi kanadez George Kourounis u nis në ekspeditën e parë për të parë thellësitë e kraterit në 2013 ai zbuloi se askush në të vërtetë nuk e di se si erdhi ky ferr. Sipas gjeologëve turk krateri është i thellë 69 metra dhe i gjerë 30 metra derisa u formua në vitet 1960 dhe nuk u ndez deri në vitet 1980.
Megjithatë, për shkak se gazi dhe nafta ishin mall shumë i çmuar në Turkmenistan gjatë sundimit Sovjetik, çdo rekord i krijimit të kraterit tani është informacion i klasifikuar dhe i fshehtë. Ajo që është e sigurt është se kjo gropë zjarri është bërë një atraksion i njohura turistik dhe lejon vetën gjashtë mijë vizitorë në vit.