Ka marrë një tjetër rrjedhë vrasja e ndodhur në Itali një ditë më parë, ku tashmë autori është djali 17-vjeçar.
“Më shtypën, më duhej të çlirohesha”, këto janë fjalët që ai ka thënë përpara autoriteteve.
Adoleshenti ka vrarë babain, nënën dhe vëllain e tij, e më pas ka njoftuar policinë për krimin, por duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjes.
Riccardo deklaroi fillimisht për policinë se ka vrarë babain e tij, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën dhe vëllain.
Por më pas ai ka pranuar krimin, ku ka treguar se ka vrarë familjen ditën e ditëlindjes së të atit.
“Nuk ka një arsye të vërtetë pse i vrava. Ndihesha si një trup i huaj në familjen time. Mendova se duke i vrarë të gjithë do të çlirohesha nga ky siklet. Por nuk ishte ashtu. E kuptova një minutë më vonë: kuptova se nuk do të çlirohesha duke i vrarë”, ka thënë autori i vrasjes së trefishtë në Paderno Dugnano, Milano.