Një ditë e re, një gafë e re për presidentin amerikan Joe Biden, tashmë të tërhequr megjithatë nga përpjekja për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, stafetë kjo të cilën ia kaloi zëvendëses së tij, Kamala Harris.
Pak orë përpara debatit televiziv të kandidates demokrate me rivalin e saj republikan Donald Trump, Biden rrëmbeu sërish vëmendjen me gafën e radhës.
Teksa i drejtohej lëniës së Shtëpisë së Bardhë në ditën përpara 23 vjetorit të sulmeve terroriste që shokuan Amerikën e mbarë botën, Bidenit i rrëshqiti goja për këtë datë nevralgjike për amerikanët.
“Po shkoj në ditëlindjen e mbesës sime në Nju Jork. Atje do të ndjekim debatin, e pastaj nesër do të bëj 11 shtatorin”, ka thënë 81-vjeçari, që në fakt, me sa duket, kishte pasur ndërmend t`i referohej pjesëmarrjes së tij të planifikuar në ceremonitë solemne përkujtimore të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Komentet në rrjet nuk vonuan të shpërthenin.
“Po… Ai e bëri prapë”, thoshte një ndjekës, që më tej shton: “Duhet të jem i sinqertë derisa pashë atë videon ku thotë ‘nesër do të bëj 11 shtatorin’ kisha harruar që Joe Biden ishte gjallë”. Paraqitja e dobët e tij në debatin me Trump në qershor çoi në tërheqjen e Bidenit nga gara për president më 21 korrik.
"Tomorrow, I'm doing 9/11." – Joe Biden pic.twitter.com/FjmvVi0RHr
— juju 💰 (@ayeejuju) September 10, 2024