Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë, ku akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, për grabitje dhe zhvatje.
Arrestimi u realizua më 25 shtator në rrethin Murialdo, në përputhje me një urdhër të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës në Gjykatën e Apelit të Romës.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, shqiptari ishte duke vuajtur një masë arresti shtëpie dhe ishte përgjegjës për veprat penale të zhvatjes, grabitjes dhe përfshirjes në një grup kriminal të tipit mafioz, të zbuluar në Viterbo në nëntor 2019.
Pas arrestimit, ai është dërguar në burgun ‘Nicandro Izzo’ në zonën e Mammagialla, ku pritet të dënohet me rreth 10 vjet e 9 muaj burgim.