Një studente kolegji e akuzuar për vrasjen e foshnjës së porsalindur të shoqes së saj dhe abuzimin me vëllain binjak, përballet me dënimin me vdekje nëse dënohet për krimin e tmerrshëm, sipas prokurorëve të Pensilvanisë amerikane.
Sipas Fox News, Nicole Virzi, 30 vjeç, u akuzua për vrasje, sulm të rëndë dhe rrezikim të fëmijëve pasi dyshohet se ka abuzuar dhe vrarë Leon gjashtëjavësh, ndërsa vëllai binjak i foshnjës, Ari u dërgua në spital më 16 qershor për dëmtimet tw rwnda nw trup.
Prokurorët thanë se do të kërkonin dënimin me vdekje, duke përmendur abuzime të ndryshme që Virzi dyshohet se ka kryer në vdekjen e foshnjës, duke përfshirë pretendimet se ajo e vrau atë me tortura, sipas të njëjtave informacione.
Virzi deklaroi se Leoni ra nga karrigia e tij kur ajo e la vetëm për pak kohë për të marrë një shishe. Megjithatë, mjekët zbuluan se lëndimet e binjakëve ishin “në përputhje me abuzimin pasi ato nuk ishin aksidentale”.
Vdekja e Leon u cilësua si një vrasje. Ekzaminuesi mjekësor vendosi se shkaku i vdekjes së foshnjës ishte një traumë e fortë në kokë. Një skanim CT zbuloi se foshnja kishte pësuar një frakturë të rëndë të kafkës në anën e majtë të kokës dhe gjakderdhje në tru. /Top Channel