Fotoja i përket një arme zjarri automatike të zbuluar nga skanerat në tentativë trafikimit përmes dërgesave postare.
Pas sinjalizimit të Policisë dhe prokurorisë, u arrit të identifikohej dhe arrestohej dërguesi.
Në këto imazhe të tjera, sërish janë kapur nga skanerat dylbi. Ato, janë pajisje të njëjta me ato që përdoren për armët tip snajper.
Pra, këto pajisje që montohen në armët e përdorura për atentate mafioze, shpesh tentohet të trafikohen përmes shërbimit postar. Në këto raste që ne po zbulojmë, janë njoftuar autoritetet që kanë nisur hetimet. Pas ndjekjes së dërgesës, autoritetet ranë në gjurmët e një grupi të fuqishëm të trafikimit të armëve. Në Prill të vitit 2021, u finalizua operacioni masiv i koduar “Kompleks”.
Plot 18 baza që shërbenin për magaznimin, ruajtjen dhe modifikimit të armëve u bllokuan. Policia sekuestroi një arsenal të madh armësh të gatshme për tu përdorur për krime mafioze.
Në të njëjtën mënyrë, janë tentuar të trafikohen edhe armë të ftohta tip thikë. Në fotot që shihni, janë thika të ndryshme të sekuestruara në kohë të ndryshme nga strukturat ligjzbatuese. Bllokimi i tyre është bërë pas sinjalizimeve në skanerat e qendrës tranzit të Postës. Këto që shihni, janë vetëm disa prej rasteve, pasi çështjet nën hetim janë me dhjetëra.