Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, nën akuzë për vjedhje.
Mësohet se në pranga ka rënë Arben Murati, i cili akuzohet se ka vjedhur telefona 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës. Uniformat blu siguruan pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen në ambientet e spitalit, dhe në to shihej se si 38-vjeçari me celularët e pacientëve në duar.
Njoftimi i policisë:
Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, gjatë natës, identifikohet dhe arrestohet 38-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, ishin vjedhur disa celularë, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 24”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari, më datë 31.08.2024, gjatë natës, ka vjedhur 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
VIDEO => https://www.facebook.com/watch/policiashtetitshqiptar/?ref=embed_video