Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, vazhdon raportimin nga zonat e luftës në Izrael, pranë kufirit me Libanin.
Këtë të enjten, gazetari ndodhet pranë Lartësive Golan në zonën e banuar nga komuniteti druz në kufirin mes tre vendeve Izraelit, Sirisë dhe Libanit
Në videot e filmuara prej tij, duken disa raketa që bien në detin e Galilesë, ndërkohë që tregon se kudo ka ushtarë dhe mjete ushtarake.