Elis Rroshkodoli është viktima e atentatit që u bë mesditën e sotme në Shkodër.
Siç edhe është raportuar në media Rroshkodoli ka qenë duke konsumuar kafen ndërkohë që është vrarë nga persona ende të paidentifikuar.
Duket se emri i 35-vjeçarit është i njohur për autoritetet e policisë brenda por edhe jashtë vendit.
Në 14 tetor të vitit 2014 Rroshkodoli së bashku me 12 shqiptarë të tjerë është arrestuar në Beligjikë nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal.
Ndërkohë që në 25 prill të 2023 Rroshkodoli është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune pasi akuzohet për plagosje. Mësohet se sherri asokohe ka nisur në një qebaptore mes shqiptarit dhe pronarit të një klubi nate. 35-vjeçari shqiptar është ngritur nga tavolina dhe me një thikë që ka pasur në dorë ka qëlluar pronarin e lokalit.
Sa i përketë atentatit të sotëm ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia ndërkohë që nuk dihet gjithashtu asnjë njoftim lidhur me autorët apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.