Fëmijët e Aleksa Markut janë kthyer në Lezhë tek gjyshërit e tyre, pasi u liruan nga babai që i mbajti peng për disa orë.
Mësohet se njërit prej tyre i është dhënë dhe ndihmë shëndetësore pasi rezulton se ka qenë sëmurë, teksa fatmirësisht ata nuk pësuan asnjë lëndim nga të shtënat me armë që babai i tyre bëri, teksa i mbante mbyllur në banesën në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Pas u liruan nga RENEA-t, ata u morën nën kujdesin e psikologut për shkak se ishin të traumatizuar, teksa pritet që të bashkohen me nënë e tyre.
Kjo e fundit, Bardha Marku raportohet se ka qenë në Itali dhe se është nisur drejt tyre.
Fëmijët raportohet se prej një muaji ishin me babain, i cili i kishte mbajtur në banesën e marrë me qira, por në orët e para të mëngjesit të sotëm, nën efektin e lëndëve narkotike, Aleks Marku nisi të gjuante me kallashnikov.