Ka ndërruar jetë në spital shoferi, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në bulevardin e Korçës.
Mësohet se ai nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve që mori, pasi u përplas me një mjet tjetër. Po ashtu, gjendja e tij ishte e rëndë pasi ai pësoi infarkt teksa ishte në timon, gjë që shkaktoi dhe aksidentin e rëndë.
Njoftimi i policisë për aksidentin:
Informacionet paraprake bëjnë me dije se një drejtues i një makine tip Volkswagen, ka pësuar infarkt gjatë ecjes me makinë në bulevard dhe ka goditur një mjet tjetër që ishte duke qarkulluar në rrugë.
Drejtuesi u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, ku bëhet me dije se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.