Dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga tuneli i Llogarasë, që e ka konsideruar një vepër historike.
Kreu i qeverisë shprehet se tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit.